• e enjte, 04 dhjetor 2025

Konfiskim rekord prej 206 kg kokainë në kufirin midis Bullgarisë dhe Turqisë, arrestohet një diplomat

Konfiskim rekord prej 206 kg kokainë në kufirin midis Bullgarisë dhe Turqisë, arrestohet një diplomat

Sofje, 21 korrik 2025 (MIA) - Autoritetet kufitare bullgare kanë konfiskuar gjithsej 206 kilogramë kokainë në kufirin me Turqinë dhe kanë arrestuar tre persona, mes të cilëve dhe një diplomat nga Republika Demokratike e Kongos, të akredituar në Belgjikë, kumtuan organet hetuese.

Droga, me vlerë prej rreth 20 milionë eurosh, u zbulua në një furgon me targa belge, të fshehur midis sendeve personale në pesë valixhe.

Bëhet fjalë për konfiskimin më të madh të drogës në kufirin tokësor bullgar deri tani.

Janë arrestuar një diplomat 40-vjeçar nga Kongo, një shtetas belg 54-vjeçar dhe një bullgar 43-vjeçar, i cili drejtonte automjetin. Prokurori i Qarkut, Ivan Stojanov deklaroi se të dyshuarit po përballen me dënim me burg deri në 20 vjet nëse shpallen fajtorë për tregti me drogë.

Është ngritur hetim ndërkombëtar për origjinën e kokainës, me pjesëmarrjen e agjencive nga vende tjera të BE-së. rq/bsh/

Foto: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR