• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet nuk miratoi propozimin për rritjen e pagave në sektorin publik, LSM-ja vazhdon me protesta

Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet nuk miratoi propozimin për rritjen e pagave në sektorin publik, LSM-ja vazhdon me protesta
Shkup, 2 korrik 2022 (MIA) - Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet në seancën e sotme nuk e miratoi propozimin për rritje lineare të pagave në sektorin publik, ndërsa Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkoi dorëheqjen e deputetëve që votuan kundër propozimit. “I falënderoj këta deputetë jo popullorë që votuan “jo” për ngritjen e pagave të punëtorit, janë deputetët Marija Gjorgieska, Daniela Markovska, Dime Velkoski, Marija Koçoska, Kole Çakarliev, Arta Bilali Zendeli, Bajrami Kadria dhe Panço Minov që nuk donin të votonin. Asnjëherë më deputetë, asnjëherë më votën e punëtorëve, dorëheqje menjëherë”, porositi sot kryetari i LSM-së, Darko Dimovski. Ai kërkoi dorëheqjen edhe nga zëvendësministrit Filip Nikollovski. Dimovski  informoi se greva vazhdon dhe shfaqi shpresë se kryeministri do t'i kuptojë kërkesat e tyre dhe do t'i del në krahë punëtorit për “2.806 denarë të nevojshëm për jetesë”. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR