• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komisioni për imunizim i Greqisë rekomandon një dozë të katërt të vaksinës për njerëzit mbi 60 vjeç

Komisioni për imunizim i Greqisë rekomandon një dozë të katërt të vaksinës për njerëzit mbi 60 vjeç
Athinë, 5 prill 2022 (MIA) - Për qytetarët mbi 60 vjeç në Greqi, veçanërisht ata me probleme të rënda shëndetësore, komisioni për imunizim rekomandon marrjen e një doze të katërt të vaksinës, nëse kanë kaluar të paktën katër muaj nga doza përforcuese, kumtoi sot pasdite kryetarja e komisionit Maria Teodoridu, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Teodoridu shpjegoi se bazuar në pasqyrën epidemiologjike në vend dhe faktin se kaloi më shumë kohë nga doza e parë përforcuese, përkatësisht e treta, me marrjen e dozës së dytë përforcuese, siç karakterizohet nga doza e katërt, do të ulte ndjeshëm mundësinë e shtrimit në spital. Doza e katërt do të jetë me vaksinat MRNA, ndërsa nuk do të jetë e nevojshme për ata që e kanë kaluar Kovid-19 pas dozës përforcuese. Përforcuesi i dytë, pra doza e katërt nuk është e detyrueshme, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë Marios Temistokleus theksoi se doza e katërt nuk ka lidhje me certifikatat e vaksinimit. Më tej Teodoridu bëri të ditur se periudha ndërmjet dozës së parë dhe të dytë për vaksinat Fajzer dhe Moderna është në rritje, kështu që në vend të tre, pra katër javësh siç ishte më parë, doza e dytë do të merret pas tetë javësh. Fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç që i përkasin grupit të rrezikut të rritur do të kenë mundësinë të marrin një dozë të tretë, gjashtë muaj pas të dytës. Për sa i përket procesit të imunizimit në Greqi, Temistokleus kumtoi se deri më tani janë aplikuar 20.590.000 doza të vaksinës, janë vaksinuar plotësisht 7.595.000 qytetarë, pra 72.4 për qind e popullsisë së përgjithshme ose 81.8 për qind e popullsisë së rritur. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR