• e martë, 24 dhjetor 2024

Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime në pushim më shumë se një orë

Komisioni kuvendor për zgjedhje dhe emërime në pushim më shumë se një orë
hkup, 13 shtator 2022 (MIA) - Komisioni për zgjedhje dhe emërime, pas paralajmërimit për një pushim të shkurtër prej 15 minutash, më shumë se një orë nuk ka vazhduar me mbledhjen, ku u diskutua për kandidaturën për gjyqtar kushtetues të Lubomir Joveskit, prokurori aktual republikan. Pauza u dha pas fjalimit të deputetes së VMRO-DPMNE-së, Lidija Petkovska, e cila e kritikoi punën e Joveskit. Petkovska, në fjalimin e saj, tha se Joveski i ndryshon deklaratat e tij sipas nevojave të qeverisë. Sipas saj, një jurist i dalluar nuk i ndryshon qëndrimet e tij sipas direktivave, por i peshon fjalët e tij, veçanërisht nëse ato i referohen çështjeve thelbësore. Ajo theksoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për një Gjykatë Kushtetuese që do të mbrojë kurrizin dhe të drejtat e tyre. Lubomir Joveski është kandidati i propozuar nga LSDM-ja dhe është i fundit për të cilin diskuton Komisioni. Anëtarët e këtij Komisioni ditëve të fundit kanë dhënë përkrahje për kandidatët Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe për gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, që të dy të propozuar nga LSDM-ja. Nga gjashtë kandidatët e propozuar për gjyqtarë kushtetues të opozitës VMRO-DPMNE, asnjëri nuk mori mbështetje. Partia i propozoi Savo Klimovskin, profesori universitar Todor Vitlarov, punonjës në Prokurorinë e lartë publike në Shtip, gjyqtarin në pension Branko Sekulovskin, Voisllav Dimovskin, prokuror publik i deritanishëm nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjyqtaren e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska, si dhe profesoreshën Rodna Zhivkovska. Gjykata Kushtetuese më shumë se një vit punon në përbërje të plotë. Nga nëntë anëtarët e parashikuar, katërve u është shkurtuar mandati. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR