• e enjte, 04 dhjetor 2025

Komemoracion në Potoçar për 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Komemoracion në Potoçar për 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Srebrenicë, 11 korrik 2025 (MIA) - Në Qendrën memoriale Srebrenicë-Potoçar sot do të shënohet 30 vjetori nga gjenocidi ndaj boshnjakëve i kryer nga forcat serbe në korrik të vitit 1995.

Në komemoracion do të varrosen eshtrat e shtatë viktimave të Srebrenicës, të gjetura në vende të ndryshme, mes të cilëve dhe dy djem 19-të vjeçarë, më të rinjtë midis atyre që u varrosën sot.

Në ngjarje pritet pjesëmarrje e liderëve të më shumë vendeve, ndërsa sipas mediave të Sarajevës, komemoracioni mund të tërheqë rreth 150.000 persona.

Gjenocidi në Srebrenicë, u krye nga forcat e udhëhequra nga komandanti i Luftës së Repulikës Srpska, Ratko Mlladiq, rezultoi me vrasjen e mbi 8.000 personave, kryesisht burra dhe djem, në korrik të vitit 1995. Sipas të dhënave të Qendrës memoriale, në dhe rreth Srebrenicës u vranë të paktën 8.382 persona, duke përfshirë gra, vajza dhe të moshur.

Gjenocidi është konfirmuar ligjërisht me vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish Jugosllavinë (Tribunali i Hagës) dhe Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës. Deri më tani, 54 persona janë dënuar për gjenocid, dhunë kundër njerzimit dhe dhunime tjera në Srebrenicë, me gjithsej 781 vite burg. Pesë, duke përfshirë dhe Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, janë dënuar më burg të përjetshëm. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 vendimi se Ushtria e Republika Serpska ka kryer gjenocid në Srebrenicë, për derisa Serbia u shpall për përgjegjëse për parandalimin e gjenocidit. Megjithatë, ashtu siç potencon agjencia serbe Beta, elitat politike serbe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi ende nuk tregojnë gatishmëri për t'u përballur me të kaluarën dhe për të pranuar gjenocidin.

Qendra Memoriale Srebrenicë-Potoçar paralajmëroi se në Republikën Srpska vazhdon diskriminimi institucional ndaj boshnjakëve, mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR