• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kliçko në intervistën për “Kanal 5”: Rreziku nga lufta e tretë botërore është real

Kliçko në intervistën për “Kanal 5”: Rreziku nga lufta e tretë botërore është real
Shkup, 29 prill 2022 (MIA) - Kjo luftë duhet të ndalet. Nëse nuk ndalet në Ukrainë, atëherë do të zgjerohet më tej. Nuk duhet harruar se kjo luftë mund të provokojë Luftë të Tretë Botërore. Kështu u shpreh Vlladimir Kliçko në intervistë ekskluzive për “Kanal 5”, një nga drejtuesit e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës dhe vëllai i kryetarit të komunës së Kievit, Vitali Klitçkos. “Agresioni rus dhe pushtimi i Ukrainës vazhdon dhe hyn në fazë intensive të aktiviteteve dhe luftimeve në jug dhe lindje të vendit, si dhe në rajonin e Donbas. Përleshje ka edhe në Mariupol. Ka ende një korridor për largimin e civilëve dhe të plagosurve nga qyteti, por ende është e diskutueshme nëse kjo do të ndodhë. Arsyeja është se deri më tani asgjë nuk ka qenë e sigurt që vjen nga pala ruse”, ka theksuar Kliçko. Ai gjithashtu beson se pas përfundimit të luftës me fitoren e tyre, Ukraina do të shndërrohet në një nga vendet lider në Evropë. “Nga pikëpamja gjeografike jemi vendi më i madh evropian, me pasuri të shumta natyrore. Porta drejt botës përmes Detit të Zi. Jam më se i sigurt se çdo gjë ka fillim dhe fund, dhe kështu kjo luftë do të përfundojë me fitoren tonë dhe mbrojtjen e integritetit tonë territorial pa një ushtri tjetër në territorin tonë dhe veçanërisht pa një "çizme ruse”, konkludoi Kliçko. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR