• e martë, 24 dhjetor 2024

Kina dhe Mianmar temat kryesore në Samitin e ASEAN, që filloi sot në Xhakarta

Kina dhe Mianmar temat kryesore në Samitin e ASEAN, që filloi sot në Xhakarta

Xhakartë, 5 shtator 2023 (MIA) - Në kryeqendrën indoneziane Xhakarta sot ka filluar Smaiti i Asociacionit të kombeve nga Azia Juglindore (ASEAN), ku pritet të dominojnë kriza në Mianmar dhe tensionet në Detin Jugor Kinez.

Presidenti indonezian Xhoko Vidodo sot në hapje të Samitit të Asociacionit të kombeve nga Azia Juglindore (ASEAN) në Xhakarta deklaori se blloku nuk duhet të futet në rivalitetin e forcave botërore dhe duhet ta konfirmojë pozicionin e tij të veçantë.

Vidodo theksoi se ASEAN duhet të shpikë strategji afatgjate për aktivitetet e tij me qëllim që të arrijë paqe, stabilitet dhe progres.

Siç është paralajmëruar, në Samit do të bisedohet për konfliktet civile në Mianmar, tensionet e reja në Detin kontestues Jugor Kinez dhe rivalitetin e gjatë midis SHBA-së dhe Kinës.

Samiti i ASEAN-it do të pasohet nga bisedime me Pekinin, Uashingtonin dhe fuqitë e tjera më vonë këtë javë në një samit të Azisë Lindore të organizuar nga krerët e ASEAN-it, ku SHBA-ja do të përfaqësohen nga zëvendëspresidentja Kamala Harris në mungesë të presidentit Xho Bajden. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR