Kina dhe India dakordohen të ruajnë dinamikën në marrëdhëniet dypalëshe
- Kina dhe India kanë rënë dakord të ruajnë dinamikën pozitive të marrëdhënieve të tyre dypalëshe, njoftoi Sinhua.
- Post By Ramize Qamili
- 09:36, 19 gusht, 2025
Pekin, 19 gusht 2025 (MIA) - Kina dhe India kanë rënë dakord të ruajnë dinamikën pozitive të marrëdhënieve të tyre dypalëshe, njoftoi Sinhua.
Konsensusi u arrit gjatë bisedimeve midis ministrit të Punëve të Jashtme të Kinës, Vang Ji dhe homologut të tij indian, Subrahmanjam Xhajshankar.
Vang deklaroi se bota po përballet me ndryshime të shpejta, praktika të njëanshme të presionit dhe sfida ndaj tregtisë së lirë dhe rendit ndërkombëtar.
"Si vende më të mëdha në zhvillim me një popullsi prej mbi 2,8 miliardë banorësh, Kina dhe India duhet të demonstrojnë përgjegjësi globale, të veprojnë si fuqi të mëdha dhe të japin shembull për vendet e tjera në nxitjen e një bote shumëpolare dhe demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare", tha Vang.
Ai theksoi se të dy vendet po rivendosin gradualisht shkëmbimet dhe dialogun në të gjitha nivelet dhe se në kufi po ruhet paqe dhe stabilitet.
"Marrëdhëniet midis Kinës dhe Indisë tregojnë një trend pozitiv drejt rikthimit të bashkëpunimit", shtoi ministri kinez. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s