• e enjte, 04 dhjetor 2025

Kievi vazhdoi gjendjen e luftës deri në shkurt të vitit 2026

Kievi vazhdoi gjendjen e luftës deri në shkurt të vitit 2026

Kiev, 21 tetor 2025 (MIA) - Parlamenti ukrainas sot miratoi vazhdimin e ri 90-ditor të gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm, deri në fillim të shkurtit, publikoi Pres shërbimi i Kuvendit. 

Vazhdimi i propozuar nga presidenti Zelenski, parlamenti e miratoi me një shumicë prej dy të tretash. Vendimi i mëparshëm për gjendjen e jashtëzakonshme skadon më 5 nëntor. 

Gjendja ushtarake dhe mobilizimi u vendosën për herë të parë 30 ditë pas pushtimit rus në shkurt të vitit 2022 dhe që atëherë rregullisht janë vazhduar. 

Burrat midis moshës 22 dhe 60 vjeç të cilët mund të rekrutohen në ushtri nuk lejohen të largohen nga vendi me disa përjashtime. 

Ndalimi i daljes nga vendi për burrat e moshës 18 deri në 22 vjeç u hoq në gusht. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR