Kievi kërkon nga Irani të ndalojë të dorëzojë armë për Rusinë
- Post By Fortuna Bakija
- 18:33, 28 tetor, 2022
Kiev, 28 tetor 2022 (MIA) – Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba, kumtoi se në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Hosein Amirabdolahian, ka kërkuar që Teherani të ndalojë të dorëzojë armë për Rusinë.
“Kërkova që Irani menjëherë të ndalojë të dërgojë armëve në Rusi, e cila e përdor për vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës jetike në Ukrainë”, shkroi Kuleba në Tuiter.
Sipas tij, biseda është inicuar nga ana iraniane.
Ukraina dhe vendet perëndimore e akuzojnë Iranin se i ka dërguar Rusisë dronë "kamikazë", që përdoren për sulme ndaj infrastrukturës kritike ukrainase, ndërsa Teherani i hedh poshtë akuzat. fb/