• e hënë, 23 dhjetor 2024

KFOR-i i shqetësuar për interesimin e ulët të serbëve të Kosovës për ndërrimin e targave të automjeteve

KFOR-i i shqetësuar për interesimin e ulët të serbëve të Kosovës për ndërrimin e targave të automjeteve
Prishtinë, 8 tetor 2022 (MIA)- Zëvendëskëshilltari politik i komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë- KFOR, Aleksander Almo ka deklaruar se KFOR-i është i shqetësuar që shumë pak serbë kanë vendosur t’i ndërrojnë tabelat e veturave në RKS, derisa afati i fundit për ta bërë këtë është 31 tetori, njofton korrespondenti i MIA-s në Prishtinë. Almo në seminarin “Roz-Rot” të Asamblesë parlamentare të NATO-s që nga dita e sotme deri më 10 tetor mbahet në Prishtinë tha se do të bëjnë çmos që t’i zgjidhin telashet e mundshme. “Vitin e kaluar kemi pasur indikacionet e para se këto do te jenë çështje konfliktuoze me barrikadat që u vendosën. Është dashur shumë angazhim ndërkombëtar për të qetësuar situatën. Deri në fund të këtij muaji kur është afati kohor për regjistrimin e automjeteve në RKS, shumë pak nga këta kanë vendosur që t’i ndërrojnë tabelat e që është shqetësim për neve”, tha Almo. Ai tha se KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Nga 1 shtatori ka filluar procesi i regjistrimit të veturave me targa ilegale në ato RKS, por deri tani shumë pak vetura janë kthyer në RKS, sipas të dhënave zyrtare.

QËNDRONI TË LIDHUR