• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kenedi i Riu ndalon projekte me vlerë 500 milionë dollarë

Kenedi i Riu ndalon projekte me vlerë 500 milionë dollarë

Uashington, 6 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA-së, Robert F. Kenedi i Riu, paralajmëroi pezullimin e 22 projekteve për zhvillimin e vaksinave bazuar në teknologjinë mRNA, me vlerë 500 milionë dollarë.

Vaksinat në zhvillim kishin për qëllim luftimin e viruseve respiratore, duke përfshirë gripin, koronavirusin dhe gripin e shpendëve (H5N1).

Midis projekteve janë ato të udhëhequra nga kompani të mëdha farmaceutike si Fajzer dhe Moderna.

Kenedi i Riu deklaroi se Ministria i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore duhet të "largohet nga teknologjia e mRNA-së" dhe të fillojë të investojë në atë që ai e quajti "zgjidhje më të mira".

Ai nuk saktësoi se për cilat alternativa përqëndrohet. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR