Kellog dënon ashpër sulmin rus ndaj Kievit
- Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp, për Ukrainën, Kit Kellog, dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm rus ndaj Kievit.
- Post By Ramize Qamili
- 18:21, 28 gusht, 2025
Uashington, 28 gusht 2025 (MIA) -Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp, për Ukrainën, Kit Kellog, dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm rus ndaj Kievit.
"Mbrëmë Rusia kreu sulmin e dytë ajror më të madh që nga fillimi i luftës me 600 dronë dhe 31 raketa. Objektivat? Nuk ishin ushtarët dhe armët, por ishin zonat e banuara në Kiev - bombarimi i ndërtesave civile, Zyrat e delegacionit të BE-së dhe misioni britanik, si dhe civilët e pafajshëm. Këto sulme të tmerrshme e rrezikojnë qetësinë që Trampi tenton ta arrijë", shkroi Kellog në Iks.
Sipas personave zyrtarë ukrainas, në sulm u vranë të paktën 18 persona, ndërsa është dëmtuar dhe ndërtesa e delegacionit të BE-së. rq/