• e diel, 22 dhjetor 2024

KE-ja është gatshme me propozime të sigurojë mjete për Ukrainën pa mbështetje nga Hungaria

KE-ja është gatshme me propozime të sigurojë mjete për Ukrainën pa mbështetje nga Hungaria

Bruksel, 5 janar 2024 (MIA) - Komisioni Evropian do t'i ofrojë mundësi Ukrainës që të marrë fonde evropiane edhe pa një vendim të përbashkët të 27-të vendeve të BE-së. Këtë e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin belg Aleksander de Kro, me rastin e fillimit të presidencës belge të Këshillit të BE-së.

Të dy theksuan se qëllimi është të arrihet një vendim i përbashkët evropian për ndryshimet në buxhetin e BE-së, me çka do të sigurohen fonde për Kievin, por është e rëndësishme të kemi një opsion rezervë. Në dhjetor, Këshilli Evropian nuk ishte në gjendje të arrinte unanimitet për këtë çështje për shkak të mospajtimit hungarez.

Prioriteti më strategjik i presidencës belge është mbështetja për Ukrainën, theksoi Fon der Lajen. KE-ja do t'i propozojë Këshillit të BE-së një zgjidhje operacionale për një marrëveshje ndihme për Kievin. Belgjika do të ngarkohet që ta zbatojë atë vendim sa më shpejt që të jetë e mundur, shtoi ajo. Sipas saj, është e nevojshme që negociatat për ndryshimet në buxhetin evropian deri në vitin 2027 të përfundojnë deri në fund të qershorit.

Fo të propozojmë një rivlerësim të disa politikave evropiane në muajt në vijim lidhur me zgjerimin e ardhshëm të BE-së, shtoi kryetarja e Komisionit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR