• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE: Rregullat e reja për hyrje në BE nuk do të vlejnë të paktën edhe një vit e gjysmë

KE: Rregullat e reja për hyrje në BE nuk do të vlejnë të paktën edhe një vit e gjysmë

Bruksel, 24 tetor 2023 (MIA) - Rregullat e reja për hyrje në Bashkimin Evropian nuk do të vlejnë të paktën edhe një vit e gjysmë, kanë konfirmuar nga Komisioni Evropian për N1. 

Siç është konfirmuar nga KE-ja, Agjencia e BE-së për menaxhim operativ me IT sisteme të mëdha në fushën e lirisë, sigurisë dhe drejtësisë (BE-LISA), e cila është përgjigje për sistemin e planifikuar për informacione dhe autorizime për udhëtim (ETIAS), miratoi një kornizë të re kohore, e cila parashikon lëshim të saj në përdorim më herët në pranverë të vitit 2025.

"Konform kornizës së re kohore të miratuar nga BE-LISA dhe politikisht e mbështetur nga Këshilli i BE-së, udhërrëfyesi i ri për dërgesë të IT arkitekturës së re parashikon se sistemi për hyrje/dalje do të jetë operativ në vjeshtën e vitit 2024 dhe se ETIAS do të jetë i gatshëm për lëshim në përdorim në pranverë të vitit 2025", deklaroi për N1 zëdhënësja e Komisionit të BE-së", Anita Hiper.

ETIAS është sistem përmes të cilit vendeve që kanë regjim pa viza me BE-në (duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut) dhe duan të udhëtojnë në territorin e Unionit, do të duhet të aplikojnë edhe të kërkojnë miratim për hyrje në zonën Shengen, me çmim prej shtatë eurove.

Sipas planit fillestar, ETIAS është dashur të lëshohet në përdorim në nëntor të këtij vit, por implementimi i këtij sistemi fillimisht u anulua për fillimin e vitit të ardhshëm, ndërsa pastaj në maj të vitit 2025, me mundësi për anulime shtesë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR