• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE më 8 nëntor do t'i prezantojë raportet për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

KE më 8 nëntor do t'i prezantojë raportet për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

Luksemburg, 24 tetor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian më 8 nëntor do t'i prezantojë raportet vjetore për progresin e vendeve që presin aderim të ardhshëm në Bashkimin Evropian, deklaroi nënkryetarja e Komisionit, Dubravka Shumica pas seancës së sotme të Këshillit të BE-së për çështje evropiane në Luksemburg.

"Mbetemi në qëndrimin se zgjerimi i BE-së duhet t'i pasojë meritat e çdo vendi kandidat për aderim. Vendet duhet të hyjnë në BE kur të jenë gati dhe do t'i plotësojnë kërkesat", theksoi Shuica.

Ajo shtoi se kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen në nëntor do t'i vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor. mb/ 

QËNDRONI TË LIDHUR