• e martë, 26 nëntor 2024

KE: Lufta në Ukrainë, Kovid-19 dhe ndryshimet klimatike – sfidat kryesore për pakicat kombëtare në Evropë gjatë viteve 2020-2022

KE: Lufta në Ukrainë, Kovid-19 dhe ndryshimet klimatike – sfidat kryesore për pakicat kombëtare në Evropë gjatë viteve 2020-2022
Strasburg, 28 shtator 2022 (MIA) – Në raportin e fundit për aktivitetet që mbulojnë periudhën nga qershori i vitit 2020 deri në qershor të vitit 2022, Komiteti këshillëdhënës për konventën kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës, i përshkruan trendet dhe sfidat në mbrojtjen e pakicave në Evropë. Komiteti vëren se kriza globale shëndetësore e lidhur me Kovid-19, e cila ka përkeqësuar pabarazitë dhe ka sjell pasoja negative për jetën socio-kulturore, ndryshimet klimatike, që kërcënojnë mënyrat tradicionale të jetesës së popujve indigjenë, dhe agresioni i Rusisë kundër Ukrainës janë ndër kërcënimet kryesore të nënvizuara, lajmëron korrespodenti i MIA-s. "Agresioni i Federatës ruse kundër Ukrainës ka shkaktuar një katastrofë humanitare, duke përfshirë edhe njerëzit që u përkasin pakicave kombëtare", shumë prej të cilëve jetojnë në rajonet më të prekura në lindje dhe jug të vendit, thotë Komiteti këshillëdhënës. Ai e dënoi ashpër këtë agresion dhe përdorimin e të drejtave të pakicave si pretekst për këtë pushtim. "Tatarët e Krimesë, të zhvendosur në Ukrainën kontinentale pasi Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014, që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për herë të dytë në tetë vjet. Komiteti vëren se romët janë veçanërisht të cenueshëm, veçanërisht kur janë refugjatë, për shkak të diskriminimit dhe varfërisë së përhapur dhe mungesës së dokumenteve të identitetit". Komiteti këshillëdhënës është gjithashtu i shqetësuar për pasojat e luftës për personat që u përkasin pakicave kombëtare dhe për marrëdhëniet ndëretnike në Federatën ruse, duke theksuar se "të rinjtë nga pakicat duket se janë të mbipërfaqësuar në mesin e viktimave në ushtrinë ruse". Në përfundim, Komiteti këshillëdhënës thekson se beson fuqishëm se Konventa kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare e Këshillit të Evropës është një instrument i përshtatshëm për zgjidhjen e këtyre problemeve. "Parimet thelbësore të Konventës kornizë – mbrojtja e identiteteve të pakicave, mirëkuptimi ndërkulturor dhe pjesëmarrja efektive – ofrojnë bazë të fuqishme për menaxhimin me këto sfidat". bs/

QËNDRONI TË LIDHUR