• e shtunë, 23 nëntor 2024

KB-ja kërkon 1 miliard dollarë për ndihmë të miliona njerëzve në Turqi nga tërmeti

KB-ja kërkon 1 miliard dollarë për ndihmë të miliona njerëzve në Turqi nga tërmeti

Nju-Jork, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Kombet e Bashkuara kërkojnë nga shtetet-anëtare të sigurojnë 1 miliard dollarë për të ndihmuar miliona njerëz të prekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri, ku kanë humbur jetën pothuajse 42.000 njerëz.

“Kombet e Bashkuara kanë nisur një thirrje humanitare për 1 miliard dollarë për popullin e Turqisë që po vuan nga tërmetet më shkatërruese që kanë goditur vendin”, tha Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh.

Ai shtoi se financimi për një periudhë prej tre muajve do t'u ndihmojë 5.2 milionë njerëzve dhe do t'u mundësojë organizatave humanitare të ofrojnë mbështetje për përpjekjet e ndihmës të udhëhequra nga qeveria në fushat e sigurisë ushqimore, mbrojtjes, arsimit, ujit dhe strehimit.

“Turqia është shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve në botë dhe për vite me radhë ka treguar bujari të madhe ndaj fqinjëve të saj sirianë. Tani është koha që bota të mbështesë popullin e Turqisë, ashtu siç janë solidarizuar ata të tjerët që kanë kërkuar ndihmë”, tha Guteresh. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR