• e mërkurë, 20 nëntor 2024

KB-ja i bën thirrje Izraelit të ndalojë përdorimin e municionit me fuqi të lartë shpërthyese në granatimin e Gazës

KB-ja i bën thirrje Izraelit të ndalojë përdorimin e municionit me fuqi të lartë shpërthyese në granatimin e Gazës

Aman, 10 nëntor 2023 (MIA) - Komisari i lartl i KB-së për të drejta të njeriut, Uolker Turk, i ka bërë thirrje izraelit që të ndalojë me përdorimin e nfuqisë së lartë shpërthyese në granatimin e zonave me popullsi të dendur në Rripin e Gazës, të cilën forca izraelite e bëjnë në përpjekje që ta shkatërrojnë lëvizjen radikale palestineze, Hamas, njofton DPA.

"Duke pasur parasysh numrin e madh të viktimave mes popullatës civile dhe perimetrit të gjerë të shkatërrimit mes objekteve civile, kemi mjaft dyshime serioze se kryhen sulme joselektive që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëare humanitare", tha Turk gjatë vizitës në kryeqytetin e Jordanit, Aman.

Pas vizitës së tij në pikën e kontrollit Rafah në kufirin mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, ai foli për "krime lufte" nga të dyja palët në konflikt, Izrael dhe Hamas.

Turk e përshkroi situatën në enklavën si të tmerrshme. "Bisedova me mbrojtlsit izraelitë të të drejtave të njeriut, të cilët janë të shqetësuar dhe të zemëruar nga mundimet e civilëve në Gaza. Ata gjithashtu janë të shqetësuar si ajo që po ndodh ndikon në imazhin e Izraelit", tha Turk.

"Zgjidhja është që t'i jepet fund okupimit dhe plotësisht të respektohet e drejta e palestinezëve në vetëmbrojtje", shtoi Uolker Turk. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR