• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KB-ja i bën thirrje Izraelit që ta hapë pikën e kontrollit Kerem Shalom në kufirin me Gazën

KB-ja i bën thirrje Izraelit që ta hapë pikën e kontrollit Kerem Shalom në kufirin me Gazën

Nju-Jork, 10 nëntor 2023 (MIA) - KB-ja i bën thirrje Izraelit që ta hapë pikën e kontrollit Kerem Shalom  në kufirin me Rripin e Gazës, njofron DPA.

Pika e kalimit Kerem Shalom është ndërtuar dhe pajisur për menaxhim me kamionë, ndërsa vendkalimi kufitar momental Rafah mes Gazës dhe Egjiptit dedikohet për këmbësorë, sqaroi sot Jens Lerke, zëdhënës i Zyrës sl KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OSNA).

Për këtë arsye, krahas kujdesit të sigurisë, pika kontrolluese Rafah përballet shpesh me probleme logjistike gjatë menaxhimit me sasi të mëdha të materialeve humanitare", theksoi ai

Në mënyrë plotësuese, nuk ka mundësi për verifikim të ngarkesës në vendkalimin kufitar Rafah që sjell në ndalesa të mëdha, theksoi Lerke dhe shtoi: "Rafah" është zgjidhja e dytë më të mirë, më i mirë është vendkalimi kufitar Kerem Shalom

Dje përmes Rafah në Rripin e gazës kanë hyrë 65 kamionë me ushqim dhe material mjekësor, si dhe shtatë auto-ambulanca, tha Lerke.

Nga 21 tetori, gjithsej 821 kamionë kanë dërguar ndihmë deri në enklavën e rrethuar. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR