• e premte, 05 dhjetor 2025

KB-ja e shqetësuar për shkak të ofensivës izraelite ndaj qytetit të Gazës

KB-ja e shqetësuar për shkak të ofensivës izraelite ndaj qytetit të Gazës

Nju Jork, 29 gusht 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara se ofensiva e vazhdueshme izraelite ndaj qytetit të Gazës mund të rrezikojë më tej jetën e palestinezëve në enklavë, si dhe të zhvendosë me forcë popullsinë edhe më larg se në jug, deklaroi sot zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Stefan Dizharik.

Ai tha se KB-ja kishte vënë re paralajmërimin e Izraelit se po pezullonte të ashtuquajturat "pauzat taktike" në operacionet ushtarake në Gazë, transmeton Al Xhezira.

"Ky pezullim do të rrezikojë më tej jetën e personave dhe do t'i pengojë punonjësit e ndihmës të ofrojnë mbështetje për personat. Detyrimi i qindra mijëra personave të zhvendosen edhe më larg se në jug është recetë për katastrofë të mëtejshme dhe mund të konsiderohet zhvendosje e detyruar", tha ai. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR