• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB-ja e ka ndërprerë dërgesën e ndihmave natën në Gaza pas vrasjes së punonjësve humanitarë nga WCK

KB-ja e ka ndërprerë dërgesën e ndihmave natën në Gaza pas vrasjes së punonjësve humanitarë nga WCK

Nju-Jork, 4 prill 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara e kanë ndërprerë lëvizjen e natës nëpër Gaza në të paktën 48 orë që t'i vlerësojnë çështjet e sigurisë pas vrasjes së punonjësve në organizatën humanitare "Kuzhina qendrore botërore"  (World Central Kitchen), deklaroi mbrëmë zëdhënësi i KB-së, Stefan Duzharik.

Programi botëror për ushqim (WFP) vazhdon me operacionet ditore, duke i përfshirë edhe dërgimin e karvaneve ditore në pjesën veriore të Gazës, "ku vriten njerëzit", tha zëdhënësi i KB-së.

"Meqë uria po përhapet, kemi nevojë për personel humanitar dhe rezerva që të mundemi lirisht dhe të sigurt të lëvizim në Rripin e Gazës", shtoi Duzharik, duke e precizuar se ndërprerja e dërgesave natën të ndihmës ka hyrë në fuqi të martën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Izraeli ka vrarë gabimisht shtatë persona që punonin për Kuzhinën qendrore botërore në një sulm ajror në Gaza të hënën, gjë që ka shkaktuar dënime dhe thirrje për një shpjegim nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë.

OKB-ja është ankuar prej kohësh për pengesat në dërgimin e ndihmave dhe shpërndarjen e saj në të gjithë Gazën dhe ka bërë thirrje vazhdimisht për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën gjashtëmujore midis Izraelit dhe Hamasit. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR