KB me shumicë dërmuese miratoi rezolutën për formimin e shtetit palestinez pa Hamasin
- Asambleja e përgjithshme e KB-së sot votoi me shumicë dërmuese për të mbështetur një deklaratë në të cilën përshkruan "hapa konkretë, të kufizuar në kohë dhe të pakthyeshëm" drejt një zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën përpara takimit të liderëve botërorë.
- Post By Ramize Qamili
- 23:02, 12 shtator, 2025
Nju Jork, 12 shtator 2025 (MIA) - Asambleja e përgjithshme e KB-së sot votoi me shumicë dërmuese për të mbështetur një deklaratë në të cilën përshkruan "hapa konkretë, të kufizuar në kohë dhe të pakthyeshëm" drejt një zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën përpara takimit të liderëve botërorë.
Deklarata është rezultat i një konference të sponsorizuar nga KB-ja për zgjidhje paqësore të çështjes palestineze dhe zbatimin e zgjidhjejs për dy shtete e thirrur në korrik nga KB-ja dhe e bashkëkryesuar nga Arabia Saudite dhe Franca. SHBA-ja dhe Izraeli e bojkotuan takimin.
Rezoluta në mbështetje të deklaratës u miratua me 142 vota "pro", 10 "kundër" dhe 12 "të përmbajtur". rq/
Foto: arkivi i MIA-s