• e enjte, 20 shkurt 2025

KB: Më shumë se gjysmë milion njerëz janë kthyer në shtëpitë e tyre në Siri

KB: Më shumë se gjysmë milion njerëz janë kthyer në shtëpitë e tyre në Siri

Gjenevë, 18 shkurt 2025 (MIA) - Më shumë se një milion njerëz, përfshirë 800.000 persona të zhvendosur brenda vendit dhe 280.000 refugjatë, janë kthyer në shtëpitë e tyre në Siri që nga rënia e presidentit Bashar al-Asad, njoftoi sot KB-ja.

"Që nga rënia e regjimit në Siri më 8 dhjetor, rreth 280,000 refugjatë sirianë dhe më shumë se 800.000 persona të zhvendosur brenda vendit janë kthyer në shtëpi", shkroi komisari i lartë i KB-së për refugjatët, Filppo Grandi në rrjetin social X.

"Megjithatë, përpjekjet fillestare për të ndihmuar Sirinë që të rimëkëmbet duhet të jenë më të guximshme dhe më të shpejta, përndryshe njerëzit do të largohen përsëri. Kjo është urgjente tani", shtoi Grandi.

Komisari i lartë i KB-së për refugjatëti bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar në fund të janarit që të mbështesë rindërtimin e Sirisë, në mënyrë që të lehtësojë kthimin e disa milionë refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

"Hiqni sanksionet, inkurajoni rindërtimin. Duhet ta bëjmë tani, në fillim të tranzicionit, po humbim kohë", tha Grandi në një konferencë shtypi në Ankara, pas kthimit nga Siria dhe Libani dhe para se të nisej për në Jordani. mb/

Foto: MIA
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR