KB ka dorëzuar mbi 24.000 ton marihuanë ndihmë humanitare në Gaza nga fillimi i armëpushimit
- Më shumë se 24.000 ton ndihmë humanitare të KB-së janë dorëzuar në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftimeve, deklaroi sot një zyrtar i KB-së, duke u bërë thirrje organizatave joqeveritare që t'i lejojnë ato të punojnë në enklavën palestineze.
- Post By Melahat Baftija
- 21:39, 30 tetor, 2025
Gaza, 30 tetor 2025 (MIA) - Më shumë se 24.000 ton ndihmë humanitare të KB-së janë dorëzuar në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftimeve, deklaroi sot një zyrtar i KB-së, duke u bërë thirrje organizatave joqeveritare që t'i lejojnë ato të punojnë në enklavën palestineze.
Edhe krahas asaj që vëllimi i ndihmës është rritur ndjeshëm me hyrjen në fuqi të armëpushimit më 10 tetor, organizata humanitare ende përballet me mungesën e fondeve dhe problemin e koordinimit me Izraelin, theksojnë nga KB-ja.
"Që nga fillimi i armëpushimit, kemi dorëzuar më shumë se 24.000 ton ndihmë përmes të gjitha pikave të kontrollit dhe e kemi rishpërndarë atë në nivel të vendbanimeve, si dhe në nivel familjeje", tha Ramiz Alakbarov, zëvendës-koordinator special i KB-së për Territorin palestinez.
Samer Abdel Xhaber, drejtor i Programit botëror të KB-së për Ushqim për Lindjen e Mesme theksoi se brenda 20 ditëve, agjencia kishte arritur të "shpërndante rreth 20.000 ton ushqim në Rripin e Gazës".
Përkundër të gjithave, plaçkitjet e karvaneve humanitare janë zvogëluar dukshëm, që e lehtëson shpërndarjen, precizoi Alakbarov. mb/
Foto: MIA