• e enjte, 04 dhjetor 2025

KB bën thirrje për depërshkallëzim në Los Anxhelos: Të mos militarizohet situata

KB bën thirrje për depërshkallëzim në Los Anxhelos: Të mos militarizohet situata

Nju Jork, 9 qershor 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësim të tensioneve pas përleshjeve midis policisë dhe demonstruesve në Los Anxhelos, të cilët protestonin kundër politikës së emigracionit të presidentit amerikan, Donald Tramp.

Organizata bëri thirrje për shmangien e militarizimit të mëtejshëm të situatës, pasi presidenti urdhëroi vendosjen e Gardës kombëtare në qytet.

"Nuk duam të jemi dëshmitarë të militarizimit të mëtejshëm të situatës dhe u bëjmë thirrje të gjitha niveleve - lokale, shtetërore dhe federale - të punojnë në atë drejtim", deklaroi Farhan Hak, zëvendës-zëdhënës i Sekretarit të përgjithshëm të KB-së.

Ky apel vjen pas raportimeve për përleshje në Los Anxhelos në lidhje me protestat kundër masave të emigracionit, të cilat u përshkallëzuan me mbërritjen e forcave ushtarake në qytet. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR