• e hënë, 23 dhjetor 2024

Katër viktima dhe 200 të lënduar në stuhinë e djeshme në Kroaci

Katër viktima dhe 200 të lënduar në stuhinë e djeshme në Kroaci

Zagreb, 20 korrik 2023 (MIA) - Në stuhinë që dje pasdite dhe në mbrëmje e kaploi Kroacinë, kanë humbur jetën katër persona, dyqind janë lënduar, ndërsa më shumë se 2.000 ndërtesa janë dëmtuar, tregojnë të dhënat e grumbulluara deri më tani.

Dy persona kanë humbur jetën në rajonin e qytetit Zagreb, një person në rajonin e komunës Brodsko-Posavinska dhe një zjarrfikës në rajonin e komunës së Vukovarit dhe Sremit, njofton Hina.

Janë dëmtuar më shumë se 2.000 objekte banimi, afariste dhe të tjera, si dhe një numër i madh automjetesh, ndërsa dëmi ende vlerësohet.

Në rajonin e qytetit të Zagrebit janë dëmtuar dy shkolla, dy shtëpi të shëndetit, pesë klinika dhe një spital.

Në mënjanimijn e pasojave nga moti i keq janë angazhuar të gjitha forcat që janë në dispozicion të shërbimeve emergjente (zjarrfikës, polici dhe ndihma emergjente mjekësore), pjesëtarë të mbrojtjes civile dhe shërbimeve komunale, ndërsa qytetarët kanë ndihmuar edhe në pastrimin dhe heqjen e degëve dhe sendeve të ndryshme nga rrugët.

Shoqata e brigadës zjarrfikëse kroate kumtoi se janë evidentuar 1.507 intervenime, në të cilat kanë marrë pjesë 3.865 zjarrfikës me 1.604 automjete. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR