• e hënë, 23 dhjetor 2024

Katër ditë punë, në vend të pesë, javë më e shkurtër pune mund të bëhet praktikë në Britani

Katër ditë punë, në vend të pesë, javë më e shkurtër pune mund të bëhet praktikë në Britani

Londër, 21 shkurt 2023 (MIA) - Më shumë se 3.000 punëtorë në 61 kompani në të gjithë Britaninë morën pjesë në një javë pune prove katërditore, vitin e kaluar dhe duke gjykuar nga rezultatet dhe reagimet e para, shumica prej tyre mundën ta mbajnë praktikën përgjithmonë. 

Kompanitë nga fabrikat e birrës deri te dyqanet e peshkut dhe patatinave dhe zhvillimit të softuerit deri te firmat e rekrutimit kanë lejuar punëtorët të vijnë në punë për katër ditë në vend të pesë ditëve midis qershorit dhe dhjetorit të vitit 2022.

Raporti për  vlerësimin e ndikimit, sipas BBC, zbuloi se kishte "përfitime të mëdha" veçanërisht për mirëqenien e punonjësve.

"Fej Xhonson Smith, mendoi se ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë kur shefi i saj tha se ajo mund të kishte çdo të mërkurë pushim pa ulje rroge."Ashtu si shumica e punëtorëve të përfshirë, Fej zbuloi se ishte më e shëndetshme dhe më e lumtur për shkak të orëve më të shkurtra”, raporton BBC.

Autorët e raportit të rezultateve pohojnë se së shpejti "të gjithë mund të kenë një pushim në mesjavë ose një fundjavë tre-ditore siç është normale".

Nga 61 kompanitë që morën pjesë, 56 thanë se do të vazhdonin javën katërditore, të paktën tani për tani, ndërsa 18 thanë se do të vazhdonin me politikën e tyre të përhershme. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR