• e premte, 02 janar 2026

Katër alpinistë kanë humbur jetën në rrëshqitjen e dheut në Greqinë qendrore

Katër alpinistë kanë humbur jetën në rrëshqitjen e dheut në Greqinë qendrore

Athinë, 27 dhjetor 2025 (MIA) - Të ngujuar nën një ortek dëbore në malin Vardusia, në Greqinë qendrore, janë gjetur mbrëmë trupat e pajetë të katër alpinistëve, të cilët ishin zhdukur që nga e mërkura, ndërsa është duke u zhvilluar operacioni për transferimin e trupave me helikopter, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Trupat e tre burrave dhe një gruaje u gjetën në një zonë të vështirë dhe të pakalueshme të mbuluar me borë të freskët pas disa orësh kërkimesh nga ekipet e shpëtimit nga shërbimi grek i zjarrfikësve.

Një nga anëtarët e shërbimit grek të shpëtimit nga rajoni i Atikës shpjegoi për televizionin "Skaj" se aksidenti ka ndodh në një lartësi prej rreth 2.000 metrash në një varg malor me shkëmbinj dhe një shpat të pjerrët, të mbuluar me borë.

Trupat e pajetë u zbuluan mbrëmë, por për shkak të kushteve të këqija të motit dhe natës, operacioni i nxjerrjes filloi sot.

Të mërkurën, ditën e Krishtlindjeve, një grup prej pesë personash, përfshirë alpinistë me përvojë, u nisën për një ecje në natyrë dhe njëri prej tyre hoqi dorë dhe, pasi nuk arriti të krijojë asnjë kontakt me katër të tjerët, informoi autoritetet.

Një operacion i madh nisi menjëherë, duke përfshirë 30 zjarrfikës, një automjet special, Ekipin e dronëve të Thesalisë, anëtarë të Federatës greke të Alpinizmit, anëtarë të Shërbimit grek të Shpëtimit dhe një helikopter në koordinim me policinë greke. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR