• e premte, 05 dhjetor 2025

Karni shprehu qëndrimin e tij për doganat e reja të Trampit kundër vendit

Karni shprehu qëndrimin e tij për doganat e reja të Trampit kundër vendit

Otavë, 11 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri kanadez Mark Karni mbrëmë vonë shkroi në një postim në "X" se qeveria e tij do të vazhdojë të mbrojë punëtorët dhe bizneset kanadezë në negociatat tregtare me SHBA-në për këtë çështje, përderisa ata punojnë për të arritur marrëveshje në kuadër të afatit t; kontraktuar, i cili tani është 1 gushti.

Kjo vjen pas tarifave kundër Kanadasë që ka ngritur dje Donald Trampi, i cili tha se SHBA-ja do të vendos doganë prej 35 për qind për importet muajin e ardhshëm dhe planifikojnë të vendosin dogana të përgjithshme prej 15 për qind ose 20 për qind për shumicën e partnerëve të tjerë tregtarë.

Në letrën e tij drejtuar Karnit, Trampi lajmëroi se nëse Kanadaja bashkëpunon me SHBA-në në parandalimin e importimit të fentanilit në vend, Uashingtoni mund të shqyrtojë mundësinë e rregullimit të doganave.

Kryeministri kanadez mbajti fjalim në këtë çështje: "Kanadaja ka arritur përparim jetësor në dhënien fund të plagës së fentanilit në Amerikën Veriore. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të punojmë me SHBA-në për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur bashkësitë në të dy vendet tona", shtoi ai në postimin e tij.

Kryeministri muajin e kaluar deklaroi se ai dhe Trampi kishin rënë dakord të përfundonin marrëveshje të re ekonomike dhe sigurie në afat prej 30 ditësh.

Karni, i cili e udhëhoqi Partinë Liberale të tij drejt fitores në zgjedhje në fillim të këtij viti me një premtim për të trajtuar sfidat tregtare me SHBA-në, kishte për qëllim të negocionte marrëveshje tregtare me partnerin e tyre kryesor tregtar deri më 21 korrik. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR