• e diel, 22 dhjetor 2024

Kandidati i rendituri i tretë Sinan Ogan me mbështetje për Erdoganin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi

Kandidati i rendituri i tretë Sinan Ogan me mbështetje për Erdoganin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi

Ankara, 22 maj 2023 (MIA) - Sinan Ogan, i cili në zgjedhjet e javës së kaluar në Turqi e ka fituar vendin e tretë, në rrethin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahen më 28 maj, paralajmëroi mbështetje për presidentin aktual Rexhep Taip Erdogan.

Kandidati nacionalist e publikoi vendimin e tij sot, disa ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve kur turqit do të vendosin nëse Erdogani ose lideri i opozitës Kemal Kiliçdarollgu do ta drejtojnë vendin në pesë vitet e ardhshme.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, Erdogani fitoi 49,52 për qind dhe ka qenë shumë afër pranë fitores në rrethinë e parë.

Kiliçdarogllu, kandidat i Aleancës opozitare gjashtëpartiake ka fituar 44,88 për qind, ndërsa Ogan, i cili është mbështetur nga Aleanca ATA, është i treti me 517 për qind të votave.

Partia e fitores nesër në mënyrë të veçantë do ta komunikojë qëndrimin e saj për mbështetjen e kandidatëve në rrethin e dytë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR