• e martë, 26 nëntor 2024

Kanadaja paralajmëroi se do ta zhbllokojë financimin e punës së Agjencisë së KB-së për ndihmë ndaj palestinezëve

Kanadaja paralajmëroi se do ta zhbllokojë financimin e punës së Agjencisë së KB-së për ndihmë ndaj palestinezëve

Otavë, 7 mars 2024 (MIA) - Kanadaja planifikon të vazhdojë me financimi e Agjencisë së KB-së për ndihmë dhe punë për Palestinën (UNRVA) pas një suspendimi njëjavor të donacioneve për shkak të akuzave izraelite se 12 të punësuar në Agjencinë kanë qenë të involvuar në sulme të Hamasit më 7 tetor, poublikuan sot nmediat kanadeze.

Në raportin e CBS, në të cilin citohet një funksionar anonim qeveritar thuhet se qeveria federale e Kanadasë planifikon të vazhdojë me pagesën e rregullt të planifikuar të 25 milionë dollarëve kanadezë (18,5 milionë dollarë amerikanë) të UNRVA-s në prill dhe paralajmëroi donacione të reja.

Nëse ky informacion vërtetohet zyrtarisht, Kanadaja mund të jetë mes vendeve të para që do ta zhbllokojë financimin e UNRVA-së, agjenci e KB-së, e cila punëson 13.000 njerëz në Rripin e Gazës dhe ndihmon në punën e shkollave, qendrave shëndetësore dhe institucioneve tjera sociale, si dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare.

"Asnjë nga 16-të vendet, që e kanë suspenduar financimin e UNRVA-së në vlerë prej 450 milionë dollarëve për shkak të akuzave izraelite ende nuk e ka shfuqizuar vendimin e vet", deklaroi Zhiliet Tuma, drejtoreshë për komunikime të organizatës.

Paraprakisht, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Norvegjisë, Espen Bart Ejde deklaroi se shumë vende, të cilat përkohësisht e kanë ndërperë financimin e Agjencisë për ndihmë të KB-së për Palestinën mendojnë që ta ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe së shpejti do të fillojnë me pagesën e donacioneve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR