Kanadaja në listën e sanksioneve shtoi edhe 203 përfaqësues të republikave të vetëshpallura të Donjeckut dhe Luganskut
- Post By Besir Saiti
- 16:44, 27 prill, 2022

Otava, 27 prill 2022 (MIA) – Kanadaja shtoi edhe 203 përfaqësues të republikave të vetëshpallura të Donjeckut dhe Luganskut në listën me sanksione, si pjesë e sanksioneve kanadeze të lidhura me gjendjen në Ukrainë.
Në listën me sanksione janë edhe ministrat e republikave të vetëshpallura. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e llogarive eventuale bankare n Kanada dhe ndalesë për hyrje në vend.
Në kumtesën e MPJ-së në Kanada theksohet se që nga 24 shkurti i vitit 2022, Otava ka përfshirë më shumë se 1.000 kompani nga Rusia, nga Bjellorusia dhe nga Ukraina në listën e sanksioneve për shkak të gjendjes në Ukrainë. Kanadaja ka për qëllim të vazhdojë me politikën e sanksioneve kundër Moskës për shkak të gjendjes në Ukrainë. bs/