• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kameron: Përmasa të paimagjinueshme të vuajtjeve në Gazë, nevojitet ndihmë më e madhe

Kameron: Përmasa të paimagjinueshme të vuajtjeve në Gazë, nevojitet ndihmë më e madhe

Tel-Aviv, 25 janar 2024 (MIA) - Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron e ka porositur kolegun e tij izraelit Benjamin Netanjahu se shumë kamionë me ndihmë duhet të vazhdojnë në Gazë dhe se nevojitet armëpushim urgjent humanitar që t'u ndihmohet atyre, të cilët janë zënë rob në "situatë dëshpëruese".

Kameron, i cili është për vizitë në Lindjen e Afërt dhe i cili ka pasur takime të veçanta me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe me presidentin palestinez Mahmud Abas, njoftoi se Britania e Madhe dhe Katari punojnë së bashku që të marrin ndihmë më të madh për Gazën, me ç'rast dërgesa e parë e përbashkët e tendave tashmë është dërguar në Egjipt.

"Përmasat e vuajtjeve në Gaza janë të paimagjinueshme. Duhet të bëhet më tepër, më shpejt, që t'u ndihmohet njerëzve të zënë rob në këtë situatë të dëshpëruar", potencoi Kameron.

"E kemi rritur trefish ndihmën tonë për Gazën, por përpjekjet tona do të bëjnë diferencën vetëm nëse ndihma arrin deri te ata, që kanë nevojë", theksoi Kameron. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR