• e premte, 05 dhjetor 2025

Kallas: Kjo javë mund të jetë vendimtare për diplomacinë, Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbroj veten 

Kallas: Kjo javë mund të jetë vendimtare për diplomacinë, Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbroj veten 

Bruksel, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Sipas njohurive tona bisedimet e djeshme midis përfaqësuesve amerikanë dhe ukrainas kushtuar planit të paqes për Ukrainën ishin të vështira, por produktive, deklaroi paradite në Bruksel përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.  

Kjo javë mund të jetë vendimtare për diplomacinë. Është e qartë se Rusia nuk dëshiron paqe prandaj duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion sa më të fuqishëm, që të bëjë përpjekje të mbrojë veten në këto kohë shumë, shumë të vështira, deklaroi Kallas para fillimit të seancës së sotme të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në nivel të ministrave të mbrojtjes. 

Ajo theksoi se ende nuk i di rezultatet e negociatave të djeshme në SHBA, por se sot për këtë do të diskutojë me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Denis Shmihal, i cili do të marrë pjesë në seancën e Këshillit, ndërsa pastaj dhe me shefin e diplomacisë ukrainase Andrij Sibiha.

"Ukrainasit janë atje vetëm. Nëse ishin bashkë me evropianët, definitivisht do të ishin në një pozicion shumë më të fuqishëm, por besoj se ukrainasit do të mbrojnë veten e tyre", shtoi Kallas. 

Prandaj, sipas saj, është e nevojshme të rritet presioni ndaj rusëve me sanksione të mëtejshme dhe të a.q. "hua për riparim", nga e cila, siç tha, ata "friksohen shumë", si dhe t'i ofrohet mbështetje e plotë ushtarake, financiare dhe humanitare Ukrainës në mënyrë që ajo të mund t'i rezistojë dhe ta mposhtë Rusinë. 

Në pyetjen për kundërshtimin e Belgjikës ndaj "huasë së riparimit", gjegjësisht përdorimit të mjeteve të ngrira ruse për të mbështetur financiarisht Ukrainën, Kallas tha se Belgjika ka shqetësime të justifikuara në lidhje me rreziqet e këtij plani, por se të gjitha shtetet e tjera anëtare të BE-së kanë deklaruar se janë të gatshme t'i ndajnë këto rreziqe.

"Prandaj diskutojmë për këto çështje për aq sa më është thënë, Këshilli evropian në dhjetor nuk do të përfundojë pa një marrëveshje për financimin e Ukrainës, shtoi Kallas. 

Në lidhje me propozimin e planit të paqes për të kufizuar fushln e Forcave të armatosura të Ukrainës, Kallas tha se beson se është përgjithësisht e gabuar të ndërhyhet në vendimet e vendeve sovrane se sa e madhe duhet të jetë armata e tyre.

"Por nëse ka presion për armatën ukrainase, e cila nuk ka sulmuar askënd, atëherë presioni duhet të ushtrohet edhe për armatën ruse. Armata ruseë është ajo që paraqet rrezik për të gjithë. Nuk po flas vetëm për vendet evropiane, por edhe për të gjitha vendet fqinje të Rusisë. Nëse i shohim të 19 vendet që (Rusia) i ka pushtuar në 100 vitet e fundit, mendoj se të gjitha janë në rrezik. Nëse armata ruse është e madhe, nëse buxheti i tyre ushtarak është aq i madh sa është tani, atëherë ata do të duan ta përdorin atë përsëri", tha Kallas. 

Ajo theksoi dhe se takimi i sotëm i ministrave të mbrojtjes do të diskutojë mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës dhe ndërtimin e gatishmërisë dhe kapaciteteve për mbrojtjen evropiane. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR