Kallas: Bërja e lëshimeve territoriale të Rusisë në Ukrainë do të dërgonte një porosi se agresioni ia vlejti
- - Duhet të respektohet parimi i integritetit territorial të Ukrainës, sepse nëse vendi bën lëshime territoriale ndaj Rusisë me atë do të dërgohet porosi se agresioni ia vlejti dhe se kushdo mund të përdorë forcën kundër fqinjëve të tij dhe të marrë atë që dëshiron, deklaroi përaqsuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, në lidhje me mundësinë që Kievi të mund të pësojë presion për të hequr dorë nga disa pjesë të Donbasit në këmbim të paqes.
- Post By Ramize Qamili
- 17:29, 20 tetor, 2025
Luksemburg, 20 tetor 2025 (MIA) - Duhet të respektohet parimi i integritetit territorial të Ukrainës, sepse nëse vendi bën lëshime territoriale ndaj Rusisë me atë do të dërgohet porosi se agresioni ia vlejti dhe se kushdo mund të përdorë forcën kundër fqinjëve të tij dhe të marrë atë që dëshiron, deklaroi përaqsuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, në lidhje me mundësinë që Kievi të mund të pësojë presion për të hequr dorë nga disa pjesë të Donbasit në këmbim të paqes.
"Nuk duhet të harrojmë se këtu Rusia është agresori, ndërsa Ukraina është viktimë. Prandaj, ushtrimi i presionit ndaj Ukrainës nuk është qasja e duhur, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për sigurinë evropiane dhe globale", tha Kallas në konferencë për shtyp pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg.
Kallasi shtoi edhe se deri më tani disa herë në histori kemi parë se nëse agresorit i jepet ajo që dëshiron, ai do të kërkojë më shumë.
"Thelbi nuk është ndryshuar. Ukraina ka qenë gati për një armëpushim pa kushte që nga shkurti, por Rusia nuk është vërtet e interesuar për paqen", deklaroi Kallasi, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin do të ulej për të negociuar seriozisht vetëm nëse mendonte se po humbiste.
Ajo theksoi se BE-ja mbështet përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Tramp, për t'i dhënë fund luftës në Rusi dhe në këtë aspekt është gati të rrisë presionin ndaj Rusisë që të bjerë dakord për paqe.
"Këtë javë kemi për qëllim të miratojmë një pako të re të madhe sanksionesh kundër Rusisë. Çdo euro që ia shkurtojmë Rusisë është një euro që ajo nuk mund ta përdorë për luftë. Ministrat sot ishin të qartë se pas pakos së 19-të, duhet të punojmë për pakon tjetër. Nuk do të jetë e fundit", theksoi Kallas. rq/
Foto: arkivi i MIA-s