• e premte, 05 dhjetor 2025

Kac: Qyteti i Gazës mund të shkatërrohet, portat e zjarrit do të hapen mbi Hamasin

Kac: Qyteti i Gazës mund të shkatërrohet, portat e zjarrit do të hapen mbi Hamasin

Jerusalem, 22 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Izrael Kac sot paralajmëroi se qyteti i Gazës mund të shkatërrohet nëse grupi palestinez Hamas nuk i pranon kushtet e Izraelit, të cilët po përgatiten për një ofensivë më të madhe në zonë.

Një ditë pasi që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, deklaroi se do të lejonte armatën të merrte qytetin e Gazës, Kac paralajmëroi se qyteti më i madh i enklavës mund të "shndërrohet në Rafah ose Bejt Hanun", të cilat u shkatërruan më herët gjatë luftës.

"Portat e zjarrit së shpejti do të hapen mbi kokat e vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit në Gazë, derisa të pranojnë kushtet e Izraelit për t'i dhënë fund luftës", shkroi Kac në "Iks".

Ai përsëriti kërkesat e Izraelit për një armëpushim - lirimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin e plotë të Hamasit.

Hamasi deklaroi se do t’i lirojë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës, por refuzon të çarmatoset pa formimin e një shteti palestinez. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR