• e premte, 05 dhjetor 2025

Kac: Palestinezët të cilët do të mbeten në Gazë do të konsiderohen si terrorist

Kac: Palestinezët të cilët do të mbeten në Gazë do të konsiderohen si terrorist

Tel Aviv, 2 tetor 2025 (MIA) - Qeveria izraelite ka urdhëruar të gjithë palestinezët e mbetur të largohen nga Gaza. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Izrael Kac tha se ky ishte "shansi i tyre i fundit" dhe se kushdo që do të mbetej do të konsiderohej një mbështetës militant dhe do të përballej me "fuqinë e plotë" të ofensivës së fundit izraelite. 

Rreth 400.000 palestinezë janë larguar nga Gaza që kur Izraeli nisi një ofensivë të madhe muajin e kaluar për ta pushtuar. Por qindra mijëra ende qëndrojnë - shumica prej tyre sepse nuk kanë mundësi të largohen ose janë shumë të dobët për të bërë udhëtimin drejt kampeve me tenda në jug. 

"Ky është shansi i fundit për banorët e Gazës të cilët duan të shkojnë në jug. Ata që do të mbeten në Gazë do të konsiderohen terroristë dhe mbështetës të terrorit", shkroi Kac në "X". 

Rruga drejt jugut ishte e mbushur, ndërsa palestinezët iknin me kamionë dhe makina të ngarkuara. 

"U larguam zbathur", tha Husein al-Del. Izraelitët "sulmojnë rastësisht, pa mëshirë drejt askujt", "Lamë ushqim, mobilie, batanije dhe gjithçka tjetër. Morëm vetëm shpirtrat tanë", tha ai. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR