Kac: Gaza do të rrafshohet me tokën nëse Hamasi nuk dorëzohet dhe nuk i liron pengjet
- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Izrael Kac, deklaroi se Rripi i Gazës do të "rrafshohet me tokën" nëse Hamasi nuk dorëzohet dhe nuk liron pengjet që i mban tashmë 23 muaj.
- Post By Ramize Qamili
- 09:44, 9 shtator, 2025
Tel Aviv, 9 shtator 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Izrael Kac, deklaroi se Rripi i Gazës do të "rrafshohet me tokën" nëse Hamasi nuk dorëzohet dhe nuk liron pengjet që i mban tashmë 23 muaj.
"Nëse terroristët e Hamasit nuk i ulin armët dhe nuk i lirojnë të gjitha pengjet, ata do të shkatërrohen, ndërsa Gaza do të rrafshohet me tokën", theksoi Kac sot në një publikim në rrjetin social Iks.
Forcat ajrore izraelite sot goditën disa ndërtesa të larta në qytetin e Gazës, disa orë pasi Kac deklaroi se "një uragan i fuqishëm do të godasë qiellin mbi Gazë" dhe se "çatitë e kullave të terrorit do të dridhen".
Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) konfirmuan se kryen të paktën një nga sulmet, duke thënë se goditën një kullë të përdorur nga Hamasi për mbykëqyrje. Sipas burimeve palestineze, dje u goditën disa ndërtesa të larta në qytetin e Gazës.
Gjatë ditëve të fundit, IDF ka kryer sulme të shumta ndaj ndërtesave shumëkatëshe në Gazë, për të cilat pretendon se Hamasi po i përdor për të kryer operacione kundër trupave izraelite, pasi më parë i kishte paralajmëruar banorët të largoheshin nga zona. rq/
Foto: arkivi i MIA-s