• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli presidencial i Jemenit e ka ndërruar kryeministrin

Këshilli presidencial i Jemenit e ka ndërruar kryeministrin

Sana, 6 shkurt 2024 (MIA) - Këshilli presidencial i Jemenit i njohur ndërkombëtarisht ka zëvendësuar kryeministrin, një veprim i papritur që vjen pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja synon kryengritësit huthë të mbështetur nga Irani.

Me dekretin e Këshillit emërohet për kryeministër ministri i Punëve të Jashtme, Ahmed Avad Bin Mubarak, i afërt me Arabinë Saudite. Ai e zëvendësoi Maen Abdulmalik Said, i cili ka qenë kryeministër i Jemenit që nga viti 2018.

Këshilli nuk dha një arsye për rikonstruksionin.

Jemeni është përfshirë në luftë civile që nga viti 2014, kur huthët pushtuan kryeqytetin Sana dhe pjesën më të madhe të veriut. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR