• e premte, 05 dhjetor 2025

Këshilli për të drejtat e njeriut të KB-së do të mbaj debat urgjent për aksionin ushtarak izraelit

Këshilli për të drejtat e njeriut të KB-së do të mbaj debat urgjent për aksionin ushtarak izraelit

Nju Jork, 15 shtator 2025 (MIA) - Këshilli për të drejtat e njeriut të KB-së kumtoi se nesër do të mbajë debat urgjent për "agresionin e fundit ushtarak" të Izraelit, pasi javën e kaluar sulmoi objektiva në Doha, ku po qëndronin liderët e grupit militant palestinez Hamas. 

Këshilli i KB-së kumtoi se kishte marrë dy kërkesa zyrtare për debat - një nga Pakistani në emër të shteteve anëtare të Organizatës së bashkëpunimit islamik dhe tjetra nga Kuvajti në emër të Këshillit të bashkëpunimit të Gjirit Persik, publikoi sot "Tajms of Izrael". 

Takimi do të shënojë debatin e dhjetë urgjent të këshillit që nga themelimi i tij në vitin 2006, me çka Izraeli akuzon organin e KB-së se është i fiksuar me sjelljen e vendit, ndërsa injoron shkeljet e të drejtave në të gjithë botën, përfshirë edhe atë nga ana e vendeve të veta anëtare. 

Izraeli javën e kaluar kreu një sulm ajror ndaj liderëve të Hamasit të cilët po takoheshin në kryeqytetin e Katarit, pas çka vranë pesë anëtarë të Hamasit dhe një oficer të sigurisë së Katarit, duke marrë një dënim të gjërë ndërkombëtar. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR