• e premte, 05 dhjetor 2025

Këshilli i Sigurimit i KB-së do të votojë nëse do të kthehen sanksionet ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit i KB-së do të votojë nëse do të kthehen sanksionet ndaj Iranit

Nju-Jork, 19 shtator 2025 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i KB-së mund të bëjë edhe një hap drejt kthimit të sanksioneve ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor. 

Nëse nuk miratohet rezoluta për vazhdimin e periudhës së lehtësimit të sanksioneve, sanksionet e KB-së të vendosura midis viteve 2006 dhe 2010 automatikisht do të kthehen në fund të javës së ardhshme. Kjo mund të ndodhë nëse vazhdimi nuk merr nëntë votat e nevojshme në këshillin 15-anëtarësh ose nëse vendoset veto. 

Diplomatët presin që draft-vazhdimi të refuzohet. 

Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca aktivizuan mekanizmin për kthimin e shpejtë të sanksioneve në fund të gushtit, duke përmendur shkelje të rëndësishme të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 nga ana e Iranit, duke përfshirë pasurimin e uraniumit mbi nivelet e kërkuara për nevoja civile. 

Edhe nëse rezoluta refuzohet, tre vendet që e kanë sponsorizuar atë do të kenë kohë deri në fund të javës tjetër për të negociuar për lëshime me Iranin që mund të parandalojnë hyrjen në fuqi të sanksioneve. 

Megjithatë, diplomatët për momentin e konsiderojnë epilogun e tillë për pak të besueshëm. 

Të martën, rreth 150 liderë botërorë do të rakohen në Nju-Jork në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR