• e martë, 26 nëntor 2024

Jusaf zgjedhet ministër i parë i Skocisë

Jusaf zgjedhet ministër i parë i Skocisë

Londër, 28 mars 2023 (MIA) - Kuvendi i Skocisë e ka konfirmuar Humza Jusaf për ministër të parë, një ditë pasi që ai është zgjedhur lideri i Partisë Nacionale të Skocisë (SNP).

Jusaf (37), i cili zyrtarisht do të jap betimin në ceremoninë nesër, bëhet ministri i parë më i ri në Skoci.

Jusaf deri më tani ka qenë ministër i Shëndetësisë së Skocisë. Ai ka fituar më shumë vota nga dy deputetët skocezë në garën për lider të SNP, pasi që kryeministrja shumëvjeçare Nikolla Starxhen muajin e kaluar dha dorëheqje në mënyrë të papritur.

Lideri i ri i SNP përballet me sfidënn që ta bashkojë partinë dhe të jap energji të re në fushatën për pavarësi të Skocisë nga Britania e Madhe.

Jusaf (37) është djali i një emigranti nga Azia Jugore. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR