Jordania dhe Gjermania u pajtuan se paqeruajtësit për Gazën duhet të kenë mandat nga KB-ja
- Jordania dhe Gjermania u dakorduan sot se forcat ndërkombëtare, të cilat do të sistemohen në Gaza sipas planit paqeruajtës të presidentit amerikan Donald Tramp, duhet të kenë mandat nga KB-ja.
- Post By Melahat Baftija
- 14:09, 1 nëntor, 2025
Manama, 1 nëntor 2025 (MIA) - Jordania dhe Gjermania u dakorduan sot se forcat ndërkombëtare, të cilat do të sistemohen në Gaza sipas planit paqeruajtës të presidentit amerikan Donald Tramp, duhet të kenë mandat nga KB-ja.
"Forcat ndërkombëtare për stabilizim" janë parashikuar në marrëveshjen që do të sjellë deri në armëpushim të brishtë mes izraelit dhe Hamasit palestinez më 10 tetor, dy vite pas luftës shkatëruese të shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023.
Sipas kushteve të marrëveshjes, koalicioni në fuqi për stabilizim do të përbëhet kryesisht nga vende arabe dhe myslimane dhe do të vendoset në Gaza për të monitoruar sigurinë dhe pajtueshmërinë me armëpushimin ndërsa ushtria izraelite tërhiqet.
"Që këto forca stabilizuese të kryejnë në mënyrë efektive misionin e tyre, të gjithë biem dakord se ato duhet të kenë një mandat nga Këshilli i Sigurimit", deklaroi ministri jordanez i Punëve të Jashtme, Ajman Safadi në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij gjerman Johan Vadeful në Manama, kryeqytetin e Bahreinit.
Vadeful mbështeti gjithashtu idenë e një mandati të OKB-së për këto forca ndërkombëtare, i cili duhet të bazohet në një "bazë të qartë ligjore në të drejtën ndërkombëtare".
"Kjo është shumë e rëndësishme për vendet që duan të dërgojnë trupat e tyre në Gaza dhe për palestinezët. Gjermania gjithashtu dëshiron një mandat të qartë për këtë mision", tha ai.
Zyrtari jordanez sqaroi se vendi i tij nuk do të dërgojë trupa në Gaza. mb/
Foto: MIA