• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janev: Nevojitet dialog më efikas dhe vullnet real për zgjidhjen e çështjeve bilateral

Janev: Nevojitet dialog më efikas dhe vullnet real për zgjidhjen e çështjeve bilateral
Shkup, 6 korrik 2021 (MIA) – Kryeministri teknik i Bullgarisë, Stefan Janev sot në takim në Sofje me ambasadorin slloven në Bullgari Anzhej Frangesh, e konfirmoi mbështetjen parimore bullgare për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke e theksuar nevojën nga dialogu më efikas dhe vullneti real për zgjidhjen e çështjeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, theksi u vendos ndaj kërkesës që të përmbushen angazhimet në marrëveshjen bilaterale. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar bullgar, është theksuar edhe se partnerët evropianë të Bullgarisë e marrin anën, duke e toleruar Maqedoninë e Veriut dhe duke e akuzuar Bullgarinë, siç theksohet, pa arsye reale dhe baza të argumentuara. Janev dhe Frangesh gjithashtu biseduan për fillimin e presidencës sllovene me BE-në, duke theksuar se BE-ja duhet të jetë Union me shpresë dhe i sigurt i aftë për të siguruar stabilitet në fqinjësinë e saj. Në atë kontekst është theksuar roli kyç I bashkëpunimit transatlantik dhe perspektivat për zhvillim të shteteve të Ballkanit Perëndimor. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR