• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë evakuuar rreth 1.400 njerëz për shkak të zjarrit në Portugali

Janë evakuuar rreth 1.400 njerëz për shkak të zjarrit në Portugali

Lisbonë, 8 gusht 2023 (MIA) - Qindra zjarrfikës janë kyçur në shuarjen e zjarrit pyjor në jug të Portugalisë, me ç'rast janë djegur rreth 6.700 hektarë tokë, ndërsa rreth 1.400 njerëz janë evakuuar si masë kujdesi.

Zjari pyjor, me të cilin momentalisht përballen më shumë se 800 zjarrfikës, ka shppëtyher në Odemira në rajonin Alenteho të shtunën, por që atëherë është përhapur në jug të rajonit Algarve, një nga destincionet kryesore të Portugalisë.

Përpjekjet për shuatjen janë vështirësuar për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme. Në mënyrë parandaluese janë evakuuar gjithsej 19 fshatra të vogla, katër komplekse akomduese turistike dhe një kamp, ndërsa janë bllokuar disa rrugë, komunikuan autoritetet lokale.

Agjencia meteorologjike portugeze IMPA dje lëshoi paralajmërim të kuq për temperaturat ekstreme në gjashtë zona të vendit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Lisbonë. Autoritetet kanë shpallur se më  shumë se 120 komuna nëpër Portugali janë të eskpozuara në rrezik më të madh nga zjarri. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR