• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Izraeli sulmoi qytetin Sana derisa lideri i Huthëve mbante fjalim

Izraeli sulmoi qytetin Sana derisa lideri i Huthëve mbante fjalim

Sana, 28 gusht 2025 (MIA) - Izraeli sot kreu sulme ajrore ndaj kryeqytetit të Jemenit, Sana, ndërsa lideri i Huthëve, Abdul-Malik al-Huthi, po mbante fjalim, theksoi Kanali izraelit 12, duke cituar burime izraelite.

Sipas raporteve, aeroplanët izraelitë sulmuan zonën As-Sabain në Sana e cila përfshin një kompleks presidencial dhe kampin kryesor ushtarak të rebelëve të Huthëve.

Një burim deklaroi se eliminimet ishin planifikuar në fillim të javës si pjesë e valës së mëparshme të sulmeve, ndërsa vendimi për t'i zbatuar ato u mor vetëm tani. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR