Izraeli sulmoi caqet e Hezbollahut në Libanin jugor
- Ushtria izraelite sot kumtoi se ka kryer sulme ndaj caqeve ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor.
- Post By Ramize Qamili
- 21:07, 6 nëntor, 2025
Tel Aviv, 6 nëntor 2025 (MIA) - Ushtria izraelite sot kumtoi se ka kryer sulme ndaj caqeve ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor.
Sipas burimeve të sigurisë libaneze, zonat e sulmuara përfshijnë fshatrat Tabe, Tir Daba dhe Ajta el-Xhabal. Një fotograf për agjencinë DPA njoftoi se një ndërtesë në Tir Daba ishte goditur.
Armata izraelite më herët i kishte paralajmëruar banorët të largoheshin nga ndërtesa të caktuara në tre fshatra para sulmeve ajrore që synonin infrastrukturën e Hezbollahut, por theksoi se kjo nuk përbënte një urdhër për evakuim masiv
Në një kumtesë të publikuar në gjuhën arabe në rrjetin social Iks, armata izraelite deklaroi se milicia e mbështetur nga Irani po përpiqej përsëri të fillonte operacionet në zonat e prekura.
Një gazetar i DPA-së në vendngjarje njoftoi se paralajmërimet shkaktuan panik, pas çka prindërit vraponin për të marrë fëmijët e tyre nga shkollat, ndërsa rrugët ishin të bllokuara.
Ministria e Shëndetësisë së Libanit kumtoi se një person u vra dhe tetë u lënduan në një sulm të veçantë izraelit më herët gjatë ditës në afërsi të portit të qytetit Tir. Izraeli kumtoi se sulmi kishte në shënjestër infrastrukturën dhe anëtarët e Hezbollahut.
Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, po bënë presion për çarmatimin e plotë të Hezbollahut.
Edhe pse armëpushimi teknikisht është në fuqi që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, Izraeli akuzon Hezbollahun se përsëri jan[ riarmatosur dhe vazhdojnë me sulme ajrore.
I dërguari amerikan, Tom Barak dhe përfaqësuesit izraelitë së fundmi paralajmëruan se do të vijojnë masa shtesë nëse Hezbollahu nuk çarmatoset. rq/
Foto: DPA