• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli për herë të të parë urdhëroi evakuimin e të gjithë qytetit të Gazës përpara pushtimit tokësor

Izraeli për herë të të parë urdhëroi evakuimin e të gjithë qytetit të Gazës përpara pushtimit tokësor

Tel Aviv, 9 shtator 2025 (MIA) - Ushtria izraelite (IDF) deklaroi se civilët palestinezë në të gjitha zonat e qytetit të Gazës duhet menjëherë të evakuohen përpara një ofensive të madhe tokësore kundër Hamasit në zonë, publikoi "Tajms of Izrael".

Paralajmërimi shënon urdhrin e parë për evakuim të përgjithshëm për të gjithë zonën e qytetit të Gazës: paralajmërimet e mëparshme të lëshuara nga ushtria izraelite në ditët e fundit vlejnë vetëm për ndërtesa të caktuara dhe zonën përreth tyre.

"“IDF është e vendosur të mposhtë Hamasin dhe do të veprojë në zonën e qytetit të Gazës me forcë të madhe, njejtë ashtu siç ka bërë në të gjithë Rripin e Gazës", deklaroi për "Iks" nënkoloneli Aviçai Adrei, zëdhënsë i IDF-së, në gjuhën arabe.

Palestinezët u urdhërua të shkonin në një zonë humanitare të përcaktuar nga Izraeli në Rripin jugor të Gazës përmes rrugës bregdetare.

Në kumtesë është vendosur dhe një numër telefoni ku palestinezët mund të "raportojnë bllokadat e Hamasit ose përpjekjet nga ana e anëtarëve të tij për të parandaluar evakuimin", sipas "Tajms of Izrael". rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR