• e enjte, 04 dhjetor 2025

Izraeli me sulm të ri ndaj Damaskut, vazhdojnë përleshjet midis armatës siriane dhe druzëve

Izraeli me sulm të ri ndaj Damaskut, vazhdojnë përleshjet midis armatës siriane dhe druzëve

Damask, 16 korrik 2025 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se sot ka kryer sulm ndaj kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë në kryeqytetin e Damaskut, si pjesë të aktiviteteve të shtuara ushtarake me qëllim mbrojtjen e pakicës druze nga sulmet e forcave qeveritare siriane.

Sulmet izraelite ndaj territorit sirian po realizohen për të tretën ditë me radhë, pasi që në qytetin jugor Sveida shpëthyen përleshjeve të ashpra midis forcave qeveritare dhe luftëtarëve druzë.

Mediat shtetërore siriane njoftuan se dy civilë u plagosën gjatë sulmit të sotëm izraelit.

Ushtria izraelite kumtoi se "kanë sulmuar portën e shtabit ushtarak të regjimit sirian" dhe shtoi se vazhdon të monitorojë situatën dhe sulmet ndaj "popullatës së qetë druzë në Sirinë jugore".

Në qytetin Sveida, i banuar kryesisht me druzë, përleshjet kanë vazhduar për të katërtën ditë, pas shkeljes së armëpushimit të mbrëmshëm.

Armata siriane u vendos në provincën Sveida të hënën me qëllim për të qetësuar tensionet midis bashkësive të druzëve dhe beduinëve, por ndërkohë vetë ka hyrë në përleshje me druzët.

Sipas rrjetit mediatik lokal "Sveida 24", mëngjesin e sotëm qyteti dhe fshatrat përreth ishin nën zjarr artilerie, ndërsa Ministria siriane e Mbrojtjes, përmes agjencisë kombëtare SANA, akuzoi "grupet ilegale në Sveida" për shkelje të armëpushimit. Ministria apeloi deri tek banorët që mos t'i braktisin shtëpitë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR